Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë rol thelbësor në zhvillimin e stabilitetit


Kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi lartë rolin e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për zhvillimin e stabilitetit, duke i cilësuar si promotor të kësaj çështjeje.

“Pozicioni i ri dhe thelbësor i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si një faktor zhvillimi dhe stabiliteti por edhe si promotor të këtij zhvillimi dhe stabiliteti, po ashtu dhe roli thelbësor i shqiptarëve në Malin e Zi, janë të gjitha arsye që ne të ndjehemi të angazhuar dhe të motivuar për ta shpalosur deri në fund këtë potencial”, tha Rama.