Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni. Nga vendi i BE-së, ai ka publikuar një video të shkurtër ku bien në sy dy skena.
E para, kur ai në ecje e sipër takohet me homologun hungarez, Viktor Orban, i cili fillimisht e përshëndet në mënyrë ushtarake dhe më pas përkulet kur ia shtrëngon dorën.
Më pas, Rama shihet ulur në një sallë dhe duket se në fillim nuk e njeh një burrë me maskë që i afrohet për ta përshëndetur.
Pas pak, Rama brof në këmbë, pasi e kupton se është fjala për homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.