Rama: Rrisni pagat, po ikin punëtorët!


Me moton “Një pagë më e lartë inkurajon punësimin” kryeministri Edi Rama nisi një tur takimesh me bizneset private për të sensibilizuar nevojën e rritjes pagave përtej asaj minimale 40.000 lekë që nis të aplikohet si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat.
Shpjegoi planet e qeverisë për vlerësimin e punonjësve në sektorin e ndërtimit dhe çfarë ndodh nëse kjo nuk do të zbatohet.
“Nuk kemi për ti dhënë leje ndërtimi e kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë një pagë reale të sektorit të deklaruar, pra siç ndodh sot që duhet sa punonjës ke sa makina ke sa punonjës ke do pyesim edhe si i paguan punonjësit dhe nuk do i financojmë me para të shtetit” tha Rama.

Në mënyrë figurative se përse nuk ka punonjës, kryeministri u tha përfaqësuesve të biznesit se Ujku ka nisur tju hajë.
“Epoka e shfrytëzimit të punës për ju që punoni të japim e marrim punë do të mbyllet dhe ne do të zhvillojmë një dialog si një proces kundër shfrytëzimit të punonjësve dhe forcave të punës”- tha Rama.
Industria fason tha kryeministri e cila po përballet me nevojën e punonjësve nuk ka menduar për këtë ditë.
“Sipërmarrësit kujtojnë se duke i marrë punonjësve sigurimet shoqërore e shëndetësore do të blejnë vilën e gjashtë do ta kenë të ardhmen e sigurtë jo nuk do ta kenë do të mbeten pa punëtore se do vijnë vajzat që lozin në Tik Tok në Kamëz, Paskuqan apo Lezhë e Vlorë, do marrin makinën qepëse e do të rrinë aty për 4 mijë lekë”- tha Rama.
Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë ndërkohë ambicia e qeverisë është rishikimi edhe I pagave të tjera.