Rama publikon videon dhe tregon pse është kundër hapjes së lokaleve


Debati rreth pandemisë së koronavirusit është zhvendosur tashmë nga pjesa shëndetësore tek ajo ekonomike teksa pjesa më e madhe e vendeve të BE dhe SHBA po përjetojnë një ulje të kurbës së infektimeve.

Pyetja se kur dhe si do të hapet ekonomia është një nga më shqetësueset edhe në Shqipëri ku të hënën u lejuan të hapen disa kategori dyqanesh. Sa i përket kafeneve dhe restoranteve ato do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe “do të hapen të fundit” sipas kryeministrit Rama.

Megjithëse aneksat kanë qenë të shumta dhe numri i të papunëve është në rritje – rreth 50 mijë persona janë të punësuar në kafenetë dhe restorantet e Tiranës – qeveria ka vendosur të tregohet tëpër e rezervuar ndaj hapjes së ekonomisë.

Kryeministri Rama ka publikuar sot një video e cila tregon një panel ekspertësh dhe gazetarësh në Shtetet e Bashkuara të cilët theksojnë se hapja e bareve dhe restoranteve është e rrezikshme dhe do të sjellë rritje të numrit të të infektuarve.

“Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund!. Sjellja individuale mbetet garanti numër 1 i fazës 2”, shkruan Rama. /Opinion.al