RAMA PUBLIKON RAPORTIN PËR EKONOMINË: S’KA NEVOJË PËR KOMENTE (E PLOTË)

Ndonëse ndodhet me pushime, kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një lajm nga ekonomika. Kështu numri një i qeverisë i është përgjigjur anskesave të atyre që kritikojnë politikat e qeverisë së tij.

Rama ka publikuar raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P që sipas tij ka vlerësuar zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë.

Mesazhi i plotë e Kryeministrit:

MIRËMËNGJES

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë

Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimёsinё e uljes sё risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.