Kryeministri Rama ka postuar dy ballinat e dy gazetave më të mëdha në Gjermani të cilat i bëjnë jehonë samitit të Tiranës. Rama shprehet krenar për mbresat që ka lënë Shqipëria si vendi mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, shkruan Kryeministri në Facebook./Tv Klan