Rama përballet me të rinjtë në kafene: Hajde punoni (VIDEO)

Rindërtimi i zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ka nevojë edhe për forcë punëtore. Drejtuesit e kompanive të ndërtimit i janë ankuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama se nuk ka punëtorë.
Teksa ka inspektuar punimet në Durrës, Rama tha se është miratuar ligji për të sjellë punëtorë nga jashtë vendit, edhe pse kjo duket absurde tha ai.

Për ironi, Rama përballet me disa të rinj të papunë, të cilët ishin duke konsumuar kafe. Ai i ftoi ata të punoni në kantieret e ndërtimit për rikonstruksionin e pallateve.
Edi Rama: Emo çuna mirë, ç’thotë puna?
“Pa punë”

Edi Rama: Po hajde pra puno këtu
“Ndërtim?”

Edi Rama: Po pse ça do ti, doganier?
“Po, kam mbaruar shkollën unë”

Edi Rama: Ëëëë ke mbaruar shkollën ti…jurist