Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin se Shqipëria nuk do të pranojë kurrë ngritjen e kampeve të refugjatëve.
Në një intervistë për prestigjiozen gjermane BILD, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria do japë kontributin e saj rreth kësaj çështje në raport me barrën europiane.
Rama tha për BILD se refugjatët nuk mund të trajtohen si mbetje toksike.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh. Do të thotë të depozitosh njerëz të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron.. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në raport me barrën evropiane”, tha Rama për gjermanen BILD, shkruan javanews
“As në këmbim për t’u bashkuar me BE, Shqipëria nuk do të ngrejë qendra refugjatësh”, shkruan gazeta
“Ai kurrë nuk kishte menduar se mund te tregonte një ‘gjest heroik’ për te marre si mirenjohje negociatat”, shkruan më tej gazeta
Dy ditë më parë edhe Libia refuzoi ngritjen e qendrave për pranimin e refugjatëve, ndërsa BE po sheh për mundësi të tjera.