Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Kyeministri i Shqipërisë në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në orën 10:45 do të jetë takimi tetë-a-tetë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare.
Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën më pas në prën 14:10 me një foto të përbashkët.
Axhenda e plotë:
Reklama
E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup
10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët