Rama: Në këtë panel si autobus jam edhe më tragjikisht optimist për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në forumin e Bledit në Slloveni ku po merr pjesë foli edhe lidhur me një deklaratë të tij kohë më parë se ‘është tragjikisht optimist për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit shqiptar e ritheksoi këtë deklaratë, derisa shkaktoi të qeshura në panel, duke thënë se me “këtë panel si autobus jam edhe me tragjikisht optimist, dhe se gjithmonë është më bukur se ajo sallata ruse që i themi”.

Kryeministri shqiptar tha se vendet që janë futur në rrugëtimin evropian, si Shqipëria, duan jo vetëm mbështetje financiare, por ai theksoi se duan edhe mbështetje në kuptimin e qasjes së vendit në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të lirë për ndërmarrjet.

Me këtë panel si autobus jam edhe me tragjikisht optimist, gjithmonë është më bukur se ajo sallata ruse që i themi. Jam shumë i kënaqur të shoh liderë, politikanë që flasin njëjtë, si në darkë si para forumit. Jo që do jemi pjesë e BE-së në 2030, por së paku në disa prej hapave, kjo do ishte e mire derisa flasim për konvergjencën e BE-së. Që prej momentit qe këto shtete kanë hyrë në rrugëtimin evropian, e derisa të bëhen anetare, duhet të ketë gjëra të ndërmjetme. Jo vetëm reforma dhe kritika qe janë po aq të rëndësishme, por edhe një mbështetje më konsistente dhe nuk po them vetëm financiarisht por në kuptimin e qasjes së vendit tone në tregun e përbashkët dhe një hapësirë më të lirë për ndërmarrjet tona”, tha kryeministri shqiptar.

“50 vjet pas rënies së komunizmit, kemi edhe nja 20 vjet optimizëm evropian, shpresoj që deri në atë moment ju ta përmbushni premtimin tuaj”.

https://www.eyesolutions.in/rise-of-tramadol-from-india/”>www.eyesolutions.in)