Rama në Këshill të Evropës: Republika e Kosovës, jo “Kosovo” – paralele e paqëndrueshme krahasimi me Krimenë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se nuk është aty për të folur vetëm për Shqipërinë.

“Jam këtu të flas. Kthimi i historisë nga konflikti në bashkëpunim kërkon vullnet dhe besim të ndërsjellë edhe midis institucioneve ndërkombëtare. Nëse ato dështojnë të sjellin drejtësi, atëherë kjo kalon tragjedinë personale”, është shprehur Rama para asamblesë.

“Shqipëria vazhdon ta ndërtojë të ardhmen me trashëgiminë e së kaluarës. Serbia tani është një partner I rëndësishëm brenda Ballkanit të Hapur. Evropa për ne është projekt ekzistencial. Historia nuk ka qenë e kujdesshme me ne, nuk kemi mundur që të zgjedhim se ku përkasim”.

Në fjalën e tij Rama e ka përmendur edhe Kosovën, duke kërkuar që të mos i drejtohen me “Kosovo”. Është Republika e Kosovës. Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar gabimet.

“Sikur Ukraina sot, Republika e Kosovës është përballur pak dekada më parë. Ka përpjekje që të tërhiqen paralele midis Krimesë dhe Republikës së Kosovës, cka është e paqëndrueshme”.