Rama në Bruksel: Ky është fundi i fillimit, të ngremë një Shqipëri Europiane në një Ballkan të hapur

“Ky është vetëm fundi i fillimit të një rruge drejt BE”. Kështu e ka përshkruar kryeministri Edi Rama këtë ditë historike për Shqipërinë gjatë konferencës së mbajtur në prag të nisjes së negociatave për vendin tonë në Bruksel.

Ai tha se duan të ndërtojnë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur dhe demokratik.

“Lufta nga ana tjetër krrijuan një situatë të vështirë. Falenderoj Peten që është sot këtu i pranishëm për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor.

Ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit. Situata është kjo që është dhe është mirë kështu si është. Ne duam të ngremë një Shqipëri europiane dhe të fortë në një Ballkan të hapur dhe të forte”, deklaroi Rama.