Rama ndryshon qeverinë, emra të rinj në ministritë e rëndësishme! Rokadë dhe dikastere të reja…

Ndryshon gati gjysma e kabinetit “Rama”. Emra të rinj në dikastere dhe gati të panjohur në politikë. Duket si një qeveri gati teknike, pa ‘dorë të fortë’ nga anëtarë kryesie apo asambleje. Ndër surprizat është ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete dhe ministër i jashtëm Igli Hasani.

Më tej, kryeministri Edi Rama prezantoi Anila Denaj si ministre e Bujqësisë, Ogerta Manastirliu ministre Sporti dhe Arsimi, duke bërë transferime dhe rokadë të shefeve të dikastereve, Delina Ibrahimaj si ministre për Sipërmarrjen dhe Arbi Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor, duke hapur dy ministri të reja.

Bie në sy fakti se te dikasteri i Shëndetësisë, që është më i atakuari nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, është emëruar Albana Kociu, si ministre e Shëndetësisë. Po kështu bie në sy se shkrihet Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.