Rama mesazh Kurtit në konferencën me Blinken: Kosova të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, foli për situatën politike në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

Rama i dha një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i thënë që të koordinohet me SHBA-të. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Kosovës duhet t’i kthehet besimi.

“Dua të përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap pas pa u konsultuar me aleatët e tyre strategjik, pasi është në interes të tyre. Nga veprimet e pa konsultuara mund të fitohen ca vota sot për sot”, tha Rama.