Gjatë nismës së sotme “Ballkani i Hapur”, në Tiranë u nënshkruan 5 marrëveshje. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, bëhet fjale për marrëveshje të tregut të përbashkët.
“Janë marrëveshje të cilat as më shumë e as më pak, por marrëveshjeje të tregut të përbashkët, dhe të tregut të përbashkët rajonal i cili përdoret si alibi kundër Ballkanit të Hapur, por që në fakt mund të arrihet dhe jetësohet vetëm përmes Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është një nismë që çon përpara atë që është nënshkruar në Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e Procesit të Berlinit”, tha Rama.