RAMA LARGON NGA BANESA E SHKATËRRUAR FAMILJEN E VARFËR: FJALA QË MË NDIHMON SHPESH NË TATËPJETAT E RRUGËS SIME ËSHTË…(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë publikoi videon e vizitës së tij në një familje të varfër, në Shijak e cila jeton në kushte mjerimi.

Por pikërisht sot, Rama ka dhënë një tjetër lajm, pasi ka larguar nga banesa e shkatërruar familjen me 5 anëtarë.

Ata janë zhvendosur në një shtëpi provizore, pasi banesa e re sapo ka filluar të ndërtohet.

Sakaq, Rama e shoqëron videon me këto fjalë: “MIRËMËNGJES

dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”.

Ditë të paqme”