Rama: Kosova nuk duhet të barrikadohet e as ta ndalë dialogun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka pranuar që të jep detaje për qëndrimet e liderëve me të cilit është takuar gjatë vizitës në Kosovë.

“Takimet kanë komente kur ka dakordësi për të bërë komente, nuk kemi diskutuar për të bërë komente, nuk jam këtu për të komentuar takimet apo dallimet. Ato i dihni dhe i shihni nuk kam zbuluar ndonjë gjë në kuptim të dallimeve që shihni në opinion. Mos kërkoni nga unë që të bëj komente të takimeve”, ka thënë ai.

Rama ka shtuar se Kosova nuk duhet të barrikadohet e se dialogu nuk duhet të ndalet.

“Mendimi im është i thjeshtë, Kosova nuk duhet të barrikadohet, Kosova nuk duhet ta ndalë dialogun, Kosova nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun që vjen me implikimet e këtij brutaliteti për të cilat kam ardhur këtu.

Kosova ju kërkua të plotësojë kushtet për viza, kur të gjitha kushtet u plotësuan doli se duhej bërë edhe demarkacioni, se çfarë lidhje kishte demarkacioni me viza këtë e dimë politike”, shtoi ai./GazetaExpress/