Kryeministri Rama, në një komunikim live sot për qytetarët, ka dhenë lajmin e mirë.
Kreu i qeverisë tha se duke filluar nga e hëna më 18 maj, do të hapen të gjitha përveç transportit public dhe mjediseve të mbyllura.
“Duke qenë se jemi në prag të fundjavës, shumëkush nga ju do të dijë çfarë ka të re, e pashë të arsyeshme ta bëj këtë komunikim. Duhet të flasim shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt. Ky është një moment delikat kur po hapemi dhe po i ekspozohemi rrezikut të infektimit. Siç e keni parë, sot edhe ministrja doli në konferencë, për të lëshuar një mesazh të qartë: Që numrat po lëvizin, por lëvizja e numrave nëse do të vazhdojë të jetë kështu, do jetë problem. Në këtë situatë, në këtë fazë, secili prej jush është vendimtar. Sjellja në raport me rregullat është deçizive. Është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të të tjerëve. Nuk duhet të mendoni që po dal se s’më kap s’më zë, s’do më gjejë gjë. Kjo është kot, ky është grip i rëndomtë. Le të fokusohemi tek shkenca dhe nëse duam konfirmin t’i referohemi autoriteteve që janë për këtë dhe të mos merremi me llafe. Nga e hëna, përveç transpotit publik, aktiviteteve sportive kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë të tjetër të mbyllur. Përveç transportit publik që do flas më pas, të gjitha do jenë hapur. Hiq bare dhe restorante në mjedise të mbyllura, teatro e kinema, palestra, lokale lodrash për fëmijë në mjedise të mbyllura, gjithçka do jetë hapur”, tha Rama.