Rama: Gati të vaksinojmë që nesër të gjithë mjekët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të marrë përsipër edhe vaksinimin e të gjithë mjekëve të Kosovës. Sipas tij kjo gjë mund të bëhet që nesër.

“500 mijë për të parë më tutje dinamikat se është një proces dinamik dhe kemi ecur në mënyrë strategjike për të ecur në një ekulibër të plotë me planin dhe kategoritë. Në këtë pasqyrë gjendemi në një pozicion fantastik për të realizuar objektivin më të afërt që është të lehtësojmë sezonin tonë turistik dhe kemi vendosur qershorin si një afat maksimal, por kemi marrë masat që të realizojmë vaksinimin masiv. Të përmbyllim as më shumë e as më pak me shumicën e vendeve të BE-së. Dua të shtoj se që nesër e marrim përsipër vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovë, dhe nëse duan që të vijnë më shumë mjekë në Kosovë mund të bëhet në një kohë shumë të shpejtë”, tha Rama.