Qeveria shqiptare ka fituar gjyqin ndaj biznesmenit të njohur Francesco Bechetti në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit.
Vendimi është dhënë më datën 7 shtator nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris e cila ka dënuar kompaninë “Hidro SRL” të Bechettit me një shumë të majme prej 7 milion eurosh.
Kujtojmë se Qeveria ka miratuar më herët një fond prej 2.2 milionë eurosh për avokatët e studios ligjore “Gowling WLG” që po mbrojtën Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit.
Ndërsa biznesmeni italian, Bechetti, ka paditur Shqipërinë në tre gjyqe.
I pari ka të bëjë me një vendim të ish kryeministrit Fatos Nano, në lidhje me një kontratë për djegien e plehrave, ku ka kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim.
Dy paditë e tjera, lidhen me hidrocentralin e Kalivaçit, nga i cili kërkohen 10 milionë euro, për TVSH-të e këtij projekti.
Gjyqet nisën pasi biznesmeni italian u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe prokuroria për pastrim parash tre vite më parë