Ballkani i Hapur ka përfunduar”. – Kryeministri Edi Rama dha këtë deklaratë në një intervistë të dhënë për ‘Euronews Albania’ nga Ulqini, aty ku ishte ftuar në koncertin e tenorit Ramë Lahaj dhe për aktivitete të tjera.
Nisma, tha Rama e ka kryer misionin e saj për të çuar përpara ‘Procesin e Berlinit’.
Rama shtoi se planifikon të bëjë takime me gjithë kryeministrat dhe presidentët në rajon për të folur mbi këtë proces dhe për t’iu kërkuar kohezion e bashkëpunim.
Tensionet në Kosovë dhe situata e rajonit ishte një nga çështjet më kryesore.
Sakaq plani franko-gjerman është oferta më e mirë e mundshme që duhet të shtyhet para dhe të detyrohet Serbia që ta pranojë.