Rama: Berisha dhe Meta shitën detin! Basha firmosi me buzëqeshjen vesh më vesh

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështje së detit në raport me Greqinë në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Rama tha se qeveria nuk ka nënshkruar dhe nuk do të nëshkruajë një marrëveshje që dëmton vendin.

Kreu i qeverisë u kthye pas në kohë duke kujtuar kohë kur Basha ishte ministër i Jashtëm në vitin 2009, duke ironizuar se atij i shkonte buzëqeshja vesh më vesh kur firmosi në dëm të Shqipërisë.
“Edhe të duash ti ta lëshosh nuk e lëshon dot detin. Mos u bëni qesharakë.

Meta dhe Berisha bënë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë. E bënë në rrugë zyrtare. Nuk ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi. Nuk ndodh dot. Nuk ka se si ndodh. E firmos Lulzim Basha kur ishte ministër i Jashtëm.
Ai zakonisht e ka buzëqeshjen kilometrike. Buzëqeshi nga njëra ana e buzës në anën tjetër. Buzën e mbrapshme nuk e kemi parë, Buzën e përparme e kishte vesh më vesh. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur duke na thënë ne që po e provokojmë. Ne nuk kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese thashetheme

Ne nuk çuam një thashetheme në Gjykatën Kushtetuese. Vetem në Shqipëri mund të ndodhë kjo. Që del një kryeministër dhe thotë diçka në punën e vet dhe këtu plas peshku. Ne kemi çuar në Kushtetuese një marrëveshje dhe ajo vendosi 9 me zero. Këta cenues që janë konstatuar si të tillë, si fajtorë për cenim të interesave kombëtare, sot qenkan mbrojtësit e interesave kombëtare.

Unë nuk fus njerëz në burg. Që të fusësh njerëz në burg duhet të jesh mbret në potencë ose kryeministër i një partie shtet. Ju kapni ça të kapni për sa kohë keni tru peshk që e hanë karremin tuaj që ka ardhur dita të mbrojmë detin. Dua që thjesht në këtë parlament të mos bëheni qesharakë. Detin mbrojeni atje ku ka peshq që votojmë. Ju futini në rrjetë dhe shpëtoni deti imagjinar.

Për detin e Shqipërisë, deklaratat e grekëve nuk ka lidhje me Shqipërinë. Jam i bindur që nuk dini as sa km katrorë ka në të vërtetë. Nuk ka mundësi fizike aty ku gjendet hapësira fizike mes Shqipërisë dhe Greqisë për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve. O shqipe nuk ka marrëveshje. Mos u bëni qesharakë.

Ata që kanë të drejtën e tyre të mos na duan ne, të mos bëhen qesharakë më veten duke mbrojtur detin nga asgjëja sepse përderisa ne jemi ata që rrëzuam ata marrëveshje, nuk mund ta bëjmë atë në cenim të interesave kombëtar. Nuk mund të jemi, Fjalën shitje mos e përdorni vend e pa vend sepse nuk funksionon. Nuk është një kamion me ujë deti që ka lëvizur natën pa e marrë vesh ju. Timi nuk ka faj. Në vitin 2020, çfarë është kjo hata e madhe. Po ku i gjeni këto. E çoroditët këtë pjesë të popullit që ju beson verbërisht.

Ju që jeni këtu mos flisni si ata që ikën. Deti është aty nuk ka kush e merr, Sa të jem unë në këtë detyrë do bëjmë më të mirën. Kemi bërë gabime por cenim të interesave kombëtare kurrë. Nuk është faji që ju këtu dhe disa në Kosovë mendoni se mund të fitoni duke qëlluar në ajër. Ju demokratët mos merrni frikën e Lulit të gjithë. Luli ka frikë kur takohet me mua. Edhe në luftë takohesh me atë që po lufton”, tha Rama.