Raka: Situata duhet të merret seriozisht, përndryshe do ketë pasoja të mëdha

Mikorobiologu Lul Raka thotë se pas heqjes së masave kufizuese është pritur rritje e rasteve. Por sipas tij, javët e fundit, numri i të infektuarve ka kaluar parashikimet.

Raka ka bërë thirrje që të merret seriozisht situata, përndryshe sipas tij do të ketë pasoja të mëdha.

“Faktori i parë është mosrespektimi i këshillave dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore”, thotë Raka.

Por sipas tij, nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet, duhet të intervenojë shteti me monitorime dhe dënime.