Raka: Në rënien e rasteve ndikuan shumë faktorë, shqetësues numri i vd*ekjeve

Javët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të shëruarve në vendin tonë. Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar. Pas disa muajve në Kosovë numri i personave të rezultuar pozitiv me Covid-19 ka rënë nën 100. Për këtë shifër mikrobiologu Lul Raka thotë se kanë ndikuar shumë faktor.

“Rreth çështjes së rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë që nga vendosja e maskave higjiena ditancimi inspektimet më të shpeshta. Ky trend mund të vazhdoj. Ta presim shtatorin të shohim se si do të rrjedhin gjëra” thotë Raka.

Raka thotë se numri i vde*kjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.
“Lajm i mirë është lajmi për uljen e rasteve por lajm i keq është numri i vd*ekjeve që po ndodhin brenda 24 orëve në Kosovë” thotë Raka.