Rajoni i Kalabrisë jep 28 mijë euro për të rinjtë që duan të shpërngulen atje

Për shkak të shpopullimit, rajoni jugor italian i Kalabrisë kërkon njerëz të rinj, të cilët do të paguhen deri në 28 mijë euro për t’u shpërngulur atje. Mjafton që të jenë nën 40 vjeç dhe të gatshëm për t’u shpërngulur brenda 90 ditëve.

Aplikantëve mund t’u jepet një pagë mujore prej rreth 1,100 dollarë për 2-3 vite, ose, nëse do të hapin një biznes do t’u jepet një shumë më e madhe. Fshatrat në këtë zonë kanë më pak se 2,000 banorë dhe mund të boshatisen brenda pak viteve.

Sipas faqes së internetit të administratës rajonale të Kalabrisë, fondi për banorët e rinj që do të shpërngulen është 820 mijë dollarë.
Rajoni i Kalabrisë vitin e kaluar ofroi shtëpitë në disa zona me 1 euro dhe 12 shtëpi u shitën me atë çmim.