Rafiz Aliti: Nuk do të habitesha nëse Haga e fton Ali Ahmetin (VIDEO)

Gjykata Speciale e Hagës nuk është gjykatë që ndan drejtësinë, por po merr vendime me prapavijë politike
Kështu vlerëson nënkryetari i BDl-së, Rafis Aliti-Komandant Mësuesi.

Sipas tij, Gjykata Speciale është e treguar e padrejtë si në rastin e ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe ish pjesëtarëve tjerë të arr estuar të UÇK-së.
A mund ta thërrasë kjo Gjykatë kryetarin e BDl-së, Ali Ahmeti?
“Nuk do të isha habitur”, shprehet Aliti, duke shtuar se meqë bëhet fjalë për Gjykatë e cila nuk gjykon në bazë të dëshmive, ajo mund të ftojë “secilin prej neve”.

Në këtë mënyrë Aliti ka komentuar deklaratën e gazetarit kosovar Milaim Zeka, i cili ka parashikuar arr*estimin e shumë figurave politike në Kosovë, ai paralajmëroi arr*estim edhe të një figure nga Maqedonia “prej radhëve të B Dl-së”.
Në opinion menjëherë qarkulluan informacione se kjo figurë me siguri është kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti.