Rafi Halili nga Tetova i bu*rgosur politikishte per organizimin e de*mostratave te viteteve 1968 dhe 1981

Rafi Halili u lind më 11.10.1950 në fshatin Gajre të Tetovës, klasën e katërt e mbaroi në fshatin e lindjes, për të mbaruar shkollimin fillorë në shkollën fillore Liria ne Tetovë, u rit në një famije të fisme punëtore! Si fëmijë ishte i zgjuar, i zhdërvjelltë dhe kurioz për gjithçka që e rethonte. Shkëndijat e para të atdhedashurisë i ndjeu nga tregimet dhe historitë që dëgjonte nga burri i hallës Bajram Veliu, një person në moshë të thyer trim dhe bujar në shtëpinë e të cilit në Tetovë dhoma e burrave vazhdonte traditën ku diskutoheshte për çështjet kombëtare, ku dëgjoheshin histori për, Ilirët, për Skenderbeun, për Ismail Qemalin.

Në këto tubime bisedoheshte kryesisht për vuajtjet e popullit shqipëtare, për diskr*iminimin e persekutimin që ju bëheshte shqipëtareve padrejtesisht.
Për herë të parë për figurën e Skenderbeut kishte dëgjuar nga këto tubime familjare dhe kureshtja e tij nuk u shua dëgjonte e dëgjonte me vëmendje çdo histori dhe gjatë kësaj kohe entuziazmi i patriotizmit dhe atdhedashurisë rritej e rritej.

Ai ishte i ri, trup mesatar por kishte zemër luani. Ai gjatë gjithë kohës bluante në mendje se si ka mundësi shqipëtarët edhe pse janë autokton në këto troje të jenë aq të shtypur, diskriminuar e të persekutuar. Shpesh pyeste veten përse në shkollë nuk mësojmë për historinë e lavdishme të kombit tonë. Të gjitha këto pyetje bënë që ky i ri shpirt vigan të fillonte të aktivizohej që t’a ndryshoj këtë realitet të hidhur.
Ai nuk e kishte idenë se si dukej Flamuri kombëtar, flamuri i Skenderbeut, i Ismail Qemalit për të cilin flamur ai digjej nga brenda. I vetmi detaj qe ai dinte për flamurin e tij ishte ngjyra Kuq e Zi.

Momenti i parë kur njohu simbolin e flamurit ishte kur rastisi të ketë në dorë një monedhë leku të shtetit amë Shqipërisë! Simboli i shqiponjës në këtë monedhë i dha ngjyrë e shpirtë ëndrrës së tij! Ai përjetoi në atë moment një adrenalinë të paparë sikur të kishte në duar thesarin e gjithë botës. Dhe nuk u përmbajt më, fshehurazi në bankat e shkollës, në një fletë të bardhë nga blloku i vizatimit ai vizatoi flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare dhe këtë flamur prej letre e ngjiti në tabelën (tabelë ku shkruheshin urimet per festat sllave )në hyrje të fabrikës së Tekstilit në Tetovë.

Për herë të parë, përpara flamurit të tij ai dha betimin e tij se do t’i shërbej deri në pikën e fundit të gjakut denjësisht dhe pa u përkulur.
Rafiu çdo ditë kalonte andej dhe shikonte krenar flamurin e tij sidhe shikonte entuziazmin e popullatës shqiptare të cilët kalonin disa herë andej për të parë fshehurazi sepse përveç entuziazmit dhe admirimit frika e popullatës ishte e madhe. Policia e kishte parë flamurin por nuk e largoi për një javë të tërë me qëllimim për të zbuluar kryerësin e veprës. Pas një jave Rafiu pa që flamuri i tij ishte hequr nga tabela dhe ishte lënë përtokë dhe pa menduar dy herë ai e ngjiti sërishtë atë.

Dhe ky ishte moment fa*tal kur shërbimi sekret e zbuloi. Ishte në vitin e dytë të shkollimit të mesëm kah fundi i vitit 1967 kur u morrë përherë të parë nga policia jugosllave. Në të njetën kohë policia arr*estoi dhe shokun e tij të bankës dhe idealit Gafur Lokun i cili i kishte ndihmuar në këtë çështje.
Në burgjet jugosllave gjatë hetimit ai përjetoi torturat e para nga më çnjerezoret që mund t’i bëheshin një të riu i cili nuk ishte kriminel por thjeshtë patriot i pashoq.Pas hetimit ai merrë dënimin me 20 ditë me kusht (dënim për të mitur).Pas kësaj Rafiu ndiqej ngado nga policia, dhe në demostratat e vitit 1968 ai me shokët të tij morri pjesë dhe ishte ndër demostruesit më të ri.

Dy ditë pas de*mostratës së 22 Nëntorit 1968 policia arr*eston për herë të dytë Rafi Halilin me ak*uzën për pjesmarrje në de*mostrata të dhu*nshme , për pr*opagandë ar*miqsore dhe për përpjekje për tu lartësuar figura e Enver Hoxhës me thirjet e tij Rroftë Enver Hoxha, Poshtë tr*adhëtarët….(Vazhdon)
Pas kësaj ngjarje vijon arr*estimi i tretë i Rafiut në më 22.09.1972 i cili merret nga policia jugosllave në banesën e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Fillimisht e sjellin në Tetovë ku qëndron 24 orë pastaj e dërgojnë në Shkup ku he*tohet.

Dhu*na fizike ndaj Rafiut në parabu*rgim këtë rradhë kishte kaluar çdo kr*iter njerëzor të cilën imagjinata e një njeriu nuk mund t’a përcepton, si pasoj e saj Rafiu sëmuret rëndë, këmbë e tij ndalojnë së funksionuari dhe frymëmarrja e tij rëndohet aq shumë sa rre*zikohej vd*ekja e tij.
Rafiu dërgohet në spitalin e bu*rgut ku qëndron një javë por gjendja e tij vazhdonte të përkeqësohej. Me një vendim të papritur përkohësishtë ai dërgohet në spitalin e Tetovës sepse nuk kishte shpresë për t’u përmirsuar shëndeti tij dhe më e kapshme ishte vd*ekja e tij.

Gjendja e tij shëndetësore vazhdonte të ishte e rëndë dhe atë e lëshojnë në shtëpi ku vazhdonte trajtimi me mjekim popullor nga familjarët. Pas disa javësh prokurori publik nën shoqërim të policisë në shtëpinë e Rafiut e marrin në pyetje dhe e mbyllin hetimin. Pas katër ditësh shpallet seanca ku dë*nohet:
Rafi Halili me 7 vite bu*rg.
Në tre vitet e para të vuajtjes së dë*nimit Rafiu ka pasur një shëndet të ligë të përmasava as nuk mund të ecte normalisht dhe të ushqeheshte dhe as nuk mund t’i ndihmonte askush nga të bu*rgosurit sepse atë e kishin vendosur në një qe*li me persona me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore kjo e bënte edhe më të rënde vuajtjen e dë*nimit.
Pas tre vitesh ai e morri veten, shëndeti i tij dukshëm u përmirsua.

Dhe tashmë ai nuk mund të qëndronte indiferent ndaj dhunës që policia jugosllave ushtronte ndaj të bu*rgosurve shqiptarë dhe shumë shpesh gjatë qëndrimit të tij çonte shkresa drejtorisë së bu*rgut si ankesë për kushtet dhe dhu*nën që ushtrohej ndaj të bu*rgosurve politik. Kërkesat e tij për gjëra elementare si dhe një ndër kërkesat ishte të furnizoheshte biblioteka e bu*rgut me vepra në gjuhën shqipe dhe nga autorë shqipëtarë, poashtu si shenjë revolte ndaj dhu*nës që përjetonin të bu*rgosurit politik në bu*rg ai hynte në grevë urie dhe ajo zgjaste me ditë e javë të tëra edhe pse shëndeti i tij ligësohej çdo herë e më shumë megjthatë policia ushtronte gjithjë e më tepër dhu*në çnjerëzore ndaj tij, si dhunë fizike poashtu edhe psiqike.

Pas përfundimit të dë*nimit shumë shpejt e dërgojnë shërbim ushtarak në Vipav të Sllovenisë ku edhe atje ndiqet vazhdimisht nga organet ushtarake të ndjekjes OZNA.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak ai një kohë të gjatë qëndroi i arr*atisur duke e vazhduar dhe e zgjeruar akoma dhe me tej aktivitetin e tij il*egal me riemerimin e organizatës si Organizata Kushtrimi i Lirise, ai përgadiste dhe bashkëudhetarët e tij shpërndanin pamfleta pro*pagandistike duke thirur popullin të mos qëndroj duarkryq kundrejtë padrejtësive që i bëheshin nga pushteti jugosllav dhe duke i motivuar ato qe t’i bashkohen lu*ftës për liri dhe për bashkim të trojeve etnike.

Gjatë kohës që ai qëndronte i arr*atisur familjarët e tij përjetonin vizita të shpeshta nga inspektor sllav dhe shqipëtar të cilët i shërbenin shërbimeve sekrete jugosllave, presioni që ju bëhej familjarëve të tij ishte i tmershëm ata kërc*ënonin prindërit, bashkëshorten, motrën, fëmijët e vegjël që të tregojnë vendndodhjen e tij sepse në të kundërtën do të bu*rgoseshin dhe pushkatoheshin të gjithë.
Me 6 qershor 1982 ai fshehurazi i maskuar si një grua në moshë viziton familjen e tij në Tetovë por kjo gjë nuk kaloi pa u vërejtur nga shërbimi jugosllav sepse monitorohej e gjithë lagjja dhe shërbimi sekret, kishte persona të caktuar që spiunonin hyrjet dhe daljet nga shtëpia e tij.

Bastisja e befshme e policisë në shtëpinë e tij ishte trauma për fëmijët dhe familjaret e tij .Ai e dinte se dorëzimi do të ishte fatal për të dhe nismën që kishte marrë dhe vendosi të përballet me policinë ku me një pi*stoletë, që e kishte dhuratë nga shoku i tij Heroi i kombit Rexhep Malaj, ju sul policisë e cila ishte e ar*matosur deri ne dhëmb. Gjatë kësaj përl*eshje të përgjakshme ai pl*agoset rëndë në kokë dhe në këmbë. Dhe në këto momente policia në shenjë hakmarrje marrin peng familjarët e tij të cilët i ma*lltretohen në mënyrë mi*zore përpara syve të tij.

Kurse ate e tërheqin zvarë në mënyrë ma*kabre edhe pse ishte mbuluar me gjak dhe gjasat ishin të vogla të mbijetonte sepse plumbi i kishte depërtuar nga goja në kokë.
Pasi e merr policia e dergojnë në Spitalin e Tetovës ku e përplasin në dyshene e korridorit të spitalit dhe në këto momente ai me ato pak forca qe i kishin mbetur me gishtin e tij të lyer me gjakun e tij shkruan ne dysheme Rafi – Shqipëri.

Pas trajtimit në spitalin e Tetovës atë e nisin për në spitalin e Shkupit ku edhe atje trajtohet për 19 ditë duarlidhur dhe pas kësaj kohe vazhdon hakmarrja e policëve me të cilët ishte përl*eshur gjatë bas*tisjes në shtëpinë e tij. Pas he*timit të tij për herë të parë atë e lejojnë të flet dhe fjalët e vetme që ka mundur t’i thotë përpara gjykatës he*tuese kanë qenë “Nuk e respektoj kushtetutën tuaj”, dhe “Lexoni tekstin e Memorandumit që kam shkruar unë!”.

Fillimisht dë*nohet me bu*rgim të përjetshëm më pas me 15 vite bu*rg (dë*nimi maksimal që jepej në ish Jugosllavi) pasi që shumica e 20 dëshmitarëve që dëshmuan ishin në mbrojtje të tij. Bu*rgimi i katërt me rradhë dhe më i gjati. Gjatë vuajtjes së dë*nimit në bu*rgun e Idrizovës ndaj tij ushtroi dhu*në i gjithë personeli i bu*rgut. Dhu*na ndaj tij kalon çdo kriter etik, moral etj etj. To*rturat ishin nga më mi*zoret duke përdorur mjete të ndryshme si dhe kafshë për t’a ma*lltretuar deri në pikën më çnjerëzore. Ma*lltretimet dhe presionet ishin edhe në aspektin psikologjik, të tipit inskenonin tregime të pavërteta për familjarët e tij gruan, fëmijët, shokët etj.

Inskenimet vazhdonin të bëheshin edhe me anë të aktorëve të cilët i vishnin dhe maskonin si familjarët e tij dhe mundoheshin t’a degradojnë dhe t’a ulin krenarinë e tij në pikat minimale. Ai mbijetoi përkundër çdo lloj to*rture që eksperimentonte shteti jugosllav ndaj tij! Pak kohe përpara mbarimit të dë*nimit më 7 qershor 1992 shokë dhe dashamirë të idealeve të tij organizuan pro*testa ku kërkonin lirimin e tij dhe kthimin pranë familjes.

Dy javë më vonë në mënyre ti*nzare policia e dërgon Rafiun në shtëpinë e tij duke mos j’a lejuar përballjen euforike me popullatën që e priste me entuziazëm dhe adhurim për veprën e tij epike. Në shtëpinë e tij u vunë masa të rënda sigurie dhe u urdhërua të jetë i kufizuar ndaj çdo kontakti. Në vitin 2001 kr*ismat e para të lirisë i priti i ngazëllyer dhe edhe pse me shëndet të rënduar ai morri Sharrin përpjetë për të ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për t’a vazhduar rrugën e idealit e tij jetësor.