Rafaela nga Maqedonia tregon përvojat e saj me ko*ronavir*usin

Rafaela Ali është një grua e komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut që tashmë ka mposhtur sëm*undjen Covid-19 të shkaktuar nga ko*ronavir*usi i ri. “Ndihma e Shpejtë erdhi në shtëpinë time, drejt në shtëpinë time. Unë kisha frikë dhe i pyeta se ku po shkojnë, më thanë të marrim një grua, unë ju thash kush është ajo grua më thanë Rafaela Ali ju thash unë jam Rafaela Ali” shpjegon zonja Ali. Rafaela dhe familja e sajë pas diag*nozës me Covid-19 ishin dërguar në një hotel, dhe qëndruan aty përgjatë gjithë kohës së karantinës.

“Më thanë se nuk duhet të keni kontakt me askënd, më thanë ta mbyllim derën sepse këtu keni të in*fektuar… me kor*onë Covid-19” pohon Rafaela. Ajo shpjegon se kishte pasur temper*aturë të lartë trupore, infe*ksion dhe dhim*bje të fytit. “Unë shkova tek mjekja amë, e falënderojë shumë që më dërgoi në trajtim”, thekson Rafaela. Rafaela tashmë e shëruar nga Covid-19 bën apel deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe të kërkojnë ndihmë profesionale në kohë.