Radushë: Treni ka go*ditur një veturë nga Tetova

Dje rreth orës 17 ka ndodhur një aksident te stacioni hekurudhor në fshatin Radushë të Shkupit, ku treni ka go*ditur një veturë me dy udhetarë.

Sipas MPB në veturë kanë qenë 44 vjeçari F.Q. Nga Tetova dhe bashkëudhëtari M.A. (56) poashtu nga Tetova. Fatmirësisht ata kanë shpëtuar nga go*ditja e trenit, por me lëndimet e mara janë transferuar në spitalin e Tetovës.

Policia po heton rastin.