Radio e parë shqiptare në të gjitha trojet shqipfolëse, Radio Shkupi shënon 77 vjetorin e ekzistimit

Ka qenë 28 janari i vitit 1945 kur për herë të parë në etër është dëgjuar fjala shqipe, duke e bërë kështu Radio Shkupin radion e parë shqiptare në të gjitha trojet shqipfolëse. Sot Radio Shkupi shënon 77 vjetorin e ekzistimit si institucion mediatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Radio Shkupi falënderon të gjithë dëgjuesit që ndër vite e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta bëjnë atë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për radion./KlanMacedonia/