Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana, 77 vjeç, u pranua në spital të premten pasi doli pozitv me koronavirus dhe ky lajm duket se ka pasur jehonën më të madhe në Serbi.
Lajmi i dhënë për njeriun që personalisht urdhëroi bombardimin e Serbisë dhe ishte ndër përkrahësit kryesorë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka gëzur serbët primitiv në Serbi, ndër ta edhe radikalin serb Vojislav Sheshel.
“Këtu, unë premtoj të nderoj personalisht virusin që do të bëjë që plehrat e Javier Solana të përpëlitet. Kjo është krejt normale që populli serb të gëzohet që një përbindësh i tillë i cili bëri gjithçka që Serbia të bombardohet”, tha radikali serb Vojislav Sheshel.