Plani ishte të ndërtohej një komunitet i ri urban që do të lidhej me transportin publik të qytetit, spitalet, shkollat dhe parqet.
Qyteti me këto rrokaqiej në mes të shkretëtirës duket si skena e një filmi fantastik-shkencor. Ato duken pajetë, sepse janë ashtu me të vërtetë. Nuk ka njerëz, makina, parqe, vetëm kulla të larta, rrokaqiejt. Si një kujtesë e përhershme e idesë së gabuar të një bote të barazisë që shpejt u shndërrua në një botë të korrupsionit që e shtyri vendin edhe më thellë në krizë.
Ky qytet shtrihet 50 kilometra larg kryeqytetit të Iranit, Teheran. Pardis është pjesë e projektit Mehra Mer, i cili u fillua nga Grupi Kuzu në vitin 2010. Por, sikur me shumë projekte të ngjashme të ndërtimit, nuk shkoi gjithçka sipas planit.
Një pjesë e qytetit të Pardisit, e quajtur Faza 11, ende duket si fantazmë, ndërsa duhej të ishte kurora nga koha e sundimit të Mahmoud Ahmadinejad, i cili investoi në një numër projektesh të tilla. Pamjet satelitore nga ky vit tregojnë se jo shumë ka ndryshuar.
Plani ishte të ndërtohej një komunitet të ri urban që do të lidhej me transportin publik të qytetit, spitalet, shkollat dhe parqet në atë lagje të varfër. Më pas u mendua për mundësitë natyrore dhe kushtet ekologjike, kështu që shpejt kuptuan se 200,000 njerëz që duhej të jetonin nuk kishin qasje në sistemet e ujit, ngrohjes ose kanalizimit.
Ndërtimi filloi në momente të ekonomisë së tensionuar dhe inflacion të lartë, kështu që projekti u ndal në mes të ndërtimit. Ndërsa Faza 11 është plotësisht bosh, ka jetë në pjesë afër qendrës së qytetit, Faza 1, 2 dhe 3. Në këto ndërtesa, blloqe të mëdha të rrokaqiejve jetojnë kryesisht punëtorët, familjet konservatore nga pjesët e varfra të Teheranit dhe fshatrat e afërta.
Më së shumti, megjithatë, është klasa e mesme, udhëtarët, ata që u shpërngulën nga Teherani në Pardis në kërkim të ajrit të pastër dhe aftësinë për t’u bërë pronarë të shtëpisë së tyre. Ata përbëjnë rreth 90 për qind të popullatës së këtij qyteti, ku jetojnë mbi 70.000 njerëz, transmeton lajmi.net.
Ata janë një kujtesë e vërtetë për pamjen e dështuar të një shoqërie të nxitur nga Ahmadinejadi. Qyteti i madh dhe kombinimet e ndryshme rreth tij janë bërë një burim jo stabiliteti në treg, duke mundësuar korrupsion dhe fitime të mëdha. Ajo që duhej të ishin banesa të pranueshme, në të vërtetë u shndërruan në shtëpi që të varfrit nuk mund t’i përballojnë.