Qyteti ku 10% e popullsisë është e infektuar, dhe me kufomat merren vetëm të burgosurit

Nëse ka një ferr në Tokë, për sa i përket koronavirusit, ky quhet El Paso. Nuk është një zonë e humbur afrikane, një periferi indiane, as një metropol problematik në Amerikën Altine, por një nga qytetet më të mëdha të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara.

Me një popullsi rreth 690 mijë banorë, janë pothuajse 77 mijë të infektuarit me COVID-19, praktikisht më shumë 10% e popullsisë, një qytet që ka të infektuarit e një shteti si Greqia. Sistemi spitalor, edhe pse i avancuar, ndodhet në kolaps, me 1120 të shtruar vetëm në atë qytet. Ndërkohë, viktimat janë 782, dhe çdo familje njeh ose ka patur një hidhërim na pandemia.

Morgu i qytetit nuk mund të pranojë më kufoma, dhe janë vënë në dispozicion kontejnerë frigoriferikë për të mbajtur vik*timat deri në momentin e ceremonisë mortore. Në to punojnë më së shumti të burgosur, që janë angazhuar nga mungesa e personelit dhe vullnetarëve, kundrejt një pagë simbolike, rreth dy dollarë ora.

Gjendja kritike në Teksas, ku të infektuarit janë më shumë se 1 milion e 100 mijë, dhe veçanërisht në vatra si E Paso po bëjnë të diskutohen dhe sulmohen politikat e autoriteteve lokale . Guvernatori republikan Greg Abbott ka mbajtur gjithmonë një qasje të moderuar ndaj masave, dhe aktivitetet nuk kanë mbyllur kurrë, madje dhe principet e distancimit social nuk janë të rekomanduara.

Një vendim i gjykatës kishte urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por vendimi u çua nga autoritetet teksane në Apel, që i dha të drejtë guvernatorit. Dhe El Paso mbetet një “ferr” i hapur për biznes.