Qyteti i vetëm në Maqedoni ku nuk ka koronavirus

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ditëve të fundit në Maqedoni ka shënuar rritje.

Prej tyre, pjesa më e madhe janë në qytetin e Shkupit, ku për momentin ka 298 raste aktive.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm në Resnjë nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19, që nga përhapja në virusit.

Sipas statistikave të fundit, në Resnjë jetojnë më pak se nëntë mijë banorë, ndërsa akoma është qyteti i vetëm në Maqedoninë e Veriut ku nuk është regjistruar asnjë rast me coronavirus.

Ndërsa pas Shkupit, më shumë raste aktive ka në Tetovë (83), pastaj në Shtip (68), Kumanovë (55) dhe Veles (27).

Që nga rasti i parë me Covid-19, në Maqedoni janë regjistruar 2315 raste, prej të cilëve 1569 janë shëruar, ndërsa 140 kanë ndërruar jetë.