Ballina Pa Censurë Qyteti i Shkupit pa sqarim për kriterin e dëmshpërblimit nga era e...

Qyteti i Shkupit pa sqarim për kriterin e dëmshpërblimit nga era e fort


Qyteti i Shkupit nuk din si ta arsyetojë kriterin e pakuptimtë të shpejtësisë së erës, në bazë të të cilit, dëmet e një dite më parë mund të mos u paguhen qytetarëve. Zyrtarisht akoma nuk ka qëndrim të prerë. Duke mos ditur në cilin ligj, akt nënligjor apo rregullore të thirret, Qyteti i Shkupit do të analizojë edhe më tej, transmeton Alsat M. 

Qytetarët nuk pajtohen me arsyetimin e autoriteteve të cilat pak minuta pas stuhisë deklaruan se forca e tyre nuk mjafton ndaj fuqisë mbinatyrore. Ata madje ankohen se kanë akoma probleme si pasojë e reshjeve të fundit.

Arsyetimi i Qytetit të Shkupit nuk ekziston në Ligjin për Mbrojte dhe Shpëtim. Madje ky ligj obligon Qeverinë dhe Qytetin e Shkupit si dhe organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, që përmes këshillave të ndajnë nga buxheti shuma që do të destinohen për dëmshpërblimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Madje neni 143 obligon organet e lartpërmendura që të bëjnë vlerësimet në bazë të gjendjes faktike dhe më pas raporti t’i dorëzohet Qeverisë e cila duhet të merr vendim mbi dëmshpërblimin. Ministria e Brendshme ka lokalizuar mbi 35 vende ku janë paraqitur dëme nga të reshurat. Shumica prej tyre kanë qenë të natyrës dru mbi vetura, mbi çati, tjegulla në rrugë e mbi vetura, dritare të thyera, rrëshqitje të veturave etj. Nga reshjet e një ditë më parë, përveç dëmeve, mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike, ndërsa nga uji nëpër rrugë u bllokuan bulevardet kryesore. Qyteti Shkupit zyrtarisht ka evidentuar mbi 80 pemë të rrëzuara nëpër rrugë të cilat kanë pamundësuar komunikacionin.