Qyteti i Shkupit në terren duke pastruar rrugët nga bora

Në Shkup tashmë disa ore bie dëborë.

Pasdite autoritetet komunale kanë dalë në terren, hedhin kripë dhe pastojnë rrugë duke tentuar të parandalojnë ngricat. Deri në këtë moment nuk ka infomata për rrugë të pakalueshme ose probleme të shkaktuara nga dëbora.

Nga Qyeteti i Shkupit thonë se deri tani janë pastruar Bulveradet ‘Slovenija’, “Nikolla Karev’, “Bosnje e Hercegovina”, rrugët Radishanska, Pavel Shatev, rrugicat nëper Shuto Orizare, Dracevë, rruga drejtë Klinikës së fëmijëve Kozle, rruga prej Nerezit të Epërm deri te Qendra Klinike Nënë Tereza, urat Maxhari dhe Bardhovcë, rrethorja tek hotel Kontinental, stacioni i fundit i autobusit me numër në Sopishte dhe lagjja Dame Gruev.