Qyteti i Shkupit, jep subvencione për inverterë dhe pastrimin e oxhaqeve

Qyteti i Shkupit në vitin 2021 vazhdon masat për dhënien e subvencioneve për qytetarët për blerjen e kondicionerëve inverter për ngrohje, si dhe për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve.

“Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e djeshme e miratoi Programin për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverterë me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2021,me të cilin përcaktohet mënyra dhe kushtet për zbatimin e aktiviteteve për subvencionimin dhe financimin e tyre”, informuan prej aty.

Thirrja publike për subvencione do të shpallet këto ditë, në të cilën do të mund të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e përcaktuara, dhe të gjithë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga 01.01.2021. Mjetet e siguruara për këto subvencione janë marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriiut, gjegjësisht në vitin 2020 Qyteti i Shkupit ka pranuar mjete në vlerë prej 322,400,000.00 denarë. Në thirrjen publike të këtij viti do të përdoren mjetet e parealizuara nga thirrja publike e vitit të kaluar ose një shumë në vlerë prej 107.404.074.00 denarë.
Sipas programit të këtij viti, qytetarëve do t’u kompensohen plotësisht shpenzimet e blerjes së një kondicioneri inverter, por jo më shumë se 62,000 denarë në vlerë neto.

Këto subvencione janë pjesë e masave të parashikuara në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin e veprimit të Strategjisë së Ndryshimeve Klimatike të Qytetit të Shkupit. Sipas studimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesa më e madhe në emetimin e grimcave PM10 dhe PM2.5 shkaktohet nga ngrohja e shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, kryesisht për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së keqe të drurit, mënyrës së ruajtjes dhe përdorimit të stufave të vjetra, dhe teknikisht të dëmtuara. Inverteret për ngrohje janë ekonomikë, ekologjike, nuk përdorin lëndë djegëse fosile dhe në të njëjtën kohë arrijnë kënaqësinë maksimale kur ngrohin shtëpitë.

Nëse bëhet një paralele në shpenzimet e ngrohjes të një banese prej 60 m2 për një sezon ngrohje për sa i përket ngrohjes me një stufë termike, stufë druri dhe kondicioner inverter, do të fitohen llogaritjet e mëposhtme:
–Furra termike që shpenzon 10,920 kwh energji elektrike harxhon rreth 40,000 denarë në vit;
–Stufë druri që shpenzon 12 m3 dru zjarri harxhon rreth 37,000 denarë në vit;
–Kondicioneri inverter shpenzon vetëm 4,580 kwh energji elektrike në vit, dhe vetëm 18,000 denarë në vit.

Sipas analizës, rreth 19,000 denarë do të kursehen çdo vit në lidhje me ngrohjen me një stufë druri ose 22,000 denarë në lidhje me ngrohjen me një termike.
“Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi Vendimin për përcaktimin e shumës maksimale për dhënien e subvencionit individual për të kompensuar një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera në Qytetin e Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për 2021 . Me këtë vendim përcaktohet se shuma maksimale për dhënien e subvencionit individual është në vlerën e shumës neto deri në 1,200,00 denarë për amvisëri ose subjekt juridik,ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale bie mbi Qytetin e Shkupit”, thuhet në kumtesë.

Në periudhën e ardhshme, do të shpallet thirrje publike për dhënien e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve, ndërsa për të aplikuar në thirrjen publike, do të duhet të dorëzohet llogari fiskale origjinale e datës nga 01.01.2021, e deri në shterjen e buxhetit për këtë qëllim, por jo më vonë se 30.11.2021.