Qyteti i Shkupit i detyron edhe të vdekurit të pagujnë! Revoltohet qytetari!

Deri në Pa Censurë:
RMV dhe qyteti i Shkupit, neve të gjallëve na rrjepën duke na vjedhur, tash kanë filluar edhe të vdekurve të ju lëshojnë fletëpagesa për tatimin e shtëpive.

Ju kisha sugjeruar që adresën e kanë të gabuar.

P.sh. babai im 20 vite para vdekjes nuk ka pasë shtëpi mbi emrin e tij, qe 10 vite ka ndërruar jetë, e për çdo vit vjen vendim ,kërcënim që të bëhet pagesa, edhe pse është lajmëruar një herë nga ana ime rasti .
A nuk u ngopët duke i rrjepur të gjallët, filluat edhe me të vdekurit ?!