Qyteti i Shkupit do të ofroj ndihmë financiare për familjet e viktimave


Qyteti i Shkupit do të ndaj 2 milion denarë për familjet e viktimave nga aksidenti i para dy ditëve në Bulgari. Me propozim të kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendos për ndarjen e mjeteve financiare familjarëve të viktimave në shenjë solidariteti dhe në nder të viktimave.

“Qyteti i Shkupit edhe njëherë shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpjete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit.