Qytetet me më shumë raste aktive me COVID-19, Tetova e dyta

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë informoi se janë regjistruar 120 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 7244.
Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, deri në ditën e sotme ai është 3569. Shkupi është i pari me më shumë raste aktive – 1941.

Pas kryeqytetit vijon Tetova me 373 raste aktive dhe Kumanova me 197. Në vendin e katërt është Ohri me 180 raste dhe Struga e pesta me 173 raste aktive me coronavirus.

Në Gostivar raste aktive ka 103, në Dibër 64, ndërsa në Kërçovë 40. Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka bërë afërsisht 70 mijë teste për COVID-19, ndërsa mesatarisht 13 përqind prej tyre kanë rezultuar pozitiv./Telegrafi/