Qytetarja që ia ofroi shtëpinë Kurtit: Nuk e kam bërë për show, do ta bëja edhe për të tjerët

Mira Zeqiraj është një kosovare që jeton në Irlandë dhe që u shpreh e gatshme që ta dhurojë shtëpinë e saj për Albin Kurtin. Në një deklaratë për emisionin “Frontal”, në T7, ajo tha se është e gatshme që shtëpinë t’ia jap Albin Kurtit me qira pa asnjë cent.
“Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira shtëpinë Albin Kurtit. Ai është kryeministër. Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë në 2004 këtu në Irlandë. Unë do ja u lëshoja shtëpinë edhe të tjerëve”, ka thënë Zeqiraj.

E këtë veprim ajo e ka bërë edhe më parë. Në “Frontal”, ajo tregoi se si banesën qe e ka në Kosovë e ka lëshuar falas me qira për një shoqe të saj.
“Unë në Kosovë kam edhe banesë edhe shtëpi. Banesën ia kam lëshuar fal një shoqeje sepse jetojë në Irlandë”, ka deklaruar ajo.

E lëshimin e shtëpisë me qira ajo tha se nuk do ta bënte vetëm për kryeministrin Kurti. Zeqiraj deklaroi se këtë veprim do ta bënte edhe për kryeministrat e tjerë në rast se të njëjtit nuk do të kishin shtëpi të tyre.
“Unë do të kisha bërë për të gjithë kryeministrat tjerë. Por të tjerët kanë shtëpia. Ai ishte me qira në një banesë 60 metra katrorë. Për çdo kryeministër do të veproja njëjtë. Nuk e kam bërë vetëm për show, por do ta kisha bërë për çdo kryeministër që do të jetonte me qira si Albin Kurti. Kam jetuar edhe unë me qira gjatë tërë jetës dhe e di se çfarë është ajo ndjenjë. Të kesh kryeministër dhe të jetojë në një banesë 60 metra katrorë kjo ndodh vetëm në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e asnjë partie politike por jam qytetare e devotshme e Kosovës”, ka thënë ajo.

Zeqiraj tash e 18 vite jeton në Irlandë dhe është me profesion mjeke.
“Unë që 18 vite jetojë në Irlandë. Kam ardhur si refugjate këto për shkak të luftës. Jam profesion mjeke”.

https://www.facebook.com/watch/?v=451496439518878