Qytetarja “masakrohet” në spitalin SantePlus: Pagova 5 mijë €, m’u hap plaga, doja të vrisja veten!

Spitalet private në Shqipëri janë kthyer thjesht në godina që gllabërojnë lekët e shqiptarëve, pasi këta të fundit nuk gjejnë shërbimin e duhur në spitalet shtetërore dhe mundësia e fundit është të “përplasin kokën” tek dyshekët që kushtojnë më shumë.

E themi këtë, pasi JOQ ALBANIA ka denoncuar pafund raste të pacientëve që nuk janë operuar në spitalet private, por janë “masakruar”.

Së fundmi, godina e radhës që e quan veten spital është Santeplus.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur denoncimi i një qytetareje, e cila tregon se si është “masakruar” pas një operacioni në zonën e barkut në spitalin Santeplus.

Siç shihet nga pamjet, qytetares i është hapur plaga pas peracionit teksa tregon se në spital është përballur me mjekë joprofesionistë, të cilët edhe vigonin nuk ia kishin vendosur mirë.

Qytetarja denoncon:

Prsh Joq! Shkova ne spital ne Sante plus dhe me thane qe do operohesh sot dhe do te dalesh per dy dite. Doktori ishte Turk personeli nuk dinte as anglisht dhe as Turqisht te njejten gje dhe doktoret nuk dinin anglisht, te gjithe infermjeret sapo kishin mbaruar shkollen 2 muaj pune, nuk dinin te vinin nje vigon me Ben krahet zi sterr duke mesuar ne mua me kishin vene Shume narkoze sa qe dhembet e mija ishin bere sterr te zeza , doktori i Pa kujdesshem nuk me vuri kateter (qe te dale urina) dhe ngaqe trupi nuk dinte si te reagì kalova ne te vjella dhe prandaj u hap plaga me Kane futur brenda 1 muaji 5 her ne thike, ju lutem shperndaje sepse ato nuk do te vrasin njerezit. E shikon si eshte hapur barku i Teri dhe kur me pastronin sepse u qelbezua plaga Pa ilaq e kam pare me syte e mija 4 her gjithqka kam Rene ne depression te thelle nga e gjithe kjo situate 12 ju rri sahati kriminelave.E harrova ngaqe nuk Kisha kateter me moren nga aty me derguar ne Nene Tereza sepse albumini i trupit qe duhesh 1,20 kishte shkuar ne 9 desh me quan ne dialize dhe une ngaqe Kisha aq shume dhimbje doja te vrisja veten thoja gjithmone dua te vdes nuk Mendoja as femijet e mi aq keq isha. Une do e dergoj ne te gjitha kanalet nuk i le te qete kam Hargjuar mbi 5 mi euro dhe me lane sakat…