Qytetarja ia ofron falas Albin Kurtit shtëpinë me 400m2

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.
Reagime të shumta kishte pas shpërnguljes së Kurtit nga banesa 60m2.
E një qytetare përmes një komenti është shprehur e gatshme t’ia lëshojë një shtëpi me metra po aq sa ajo që ka marrë Kurti së fundi, por të mos i jepet asgjë në kthim.