Qytetari thotë se IKSHPK e thirri në telefon dhe i tha je i infektuar, pa e bërë testin

Një qytetarë po pretendon se sot ka marrë një thirrje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me ç’rast edhe i ishte kumtuar lajmi se ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Ai ka thënë se nuk ishte testuar për këtë virus, andaj edhe është shprehur i çuditur për thirrjen që ka marrë sot.
Për më shumë, lexoni shkrimin e tij pa ndërhyrje:

Ku te ankohem?!Sot ne mengjes m’u paraqiten prej institutit shendetsise “Miremengjes Dardan, para dy jave keni bere test dhe keni dal pozitive, tash a jeni mire?” Une i quditur se as nuk kam mendu me bo test, e leje mo me bo. “Jeni gabim se une skom bo test” i thash, ma kthej me nervoze: “Na sjena gabim ti e ki gabim” plus m’kercnoj: “Edhe ki dal pozitiv edhe je shetit.” N’fund masi kuptoj qe pernime s’kom bo: “Neise, neise hajt diten e mire” Mas 30 min me erdh nje mesazh nga nje laborator privat(mesazhin e postoj ne koment)Ç’ka o tu ndodh ne te vertet nuk di. A i ka ndodh edhe ndokujt?