Qytetari nga Tirana: E dua Kosovën, i jap djemtë e nipërit për ta mbrojtur

Një qytetar nga Shqipëria është bërë viral në rrjete sociale për shkak të një deklarate interesante për Kosovën.

Ai tha se është i gatshëm për ta dhënë jetën për Kosovën.

“E jap jetën për Kosovën. Shqiptarin e Kosovës duhet me e mbrojt si vëllain tënd. Nëse Kosova ka nevojë do të shkoj të luftoj për të mbrojtur shqiptarët. Vëlla e kena shqiptarin e Kosovës. I pari do të jem që do të çoj nipërit dhe djemtë e mi për të mbrojtur Kosovën. Do t’u them: Hec bab, mbroje Kosovën!”, thotë qytetari. Video