Qytetari në Prishtinë gjobitet me 1000 euro, shkak dëmtimi i një lisi


Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se dikasteri që ai e udhëheq i ka shqiptuar një gjobë prej 1000 euro një qytetari të kësaj komune.
Siç bëri të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, arsyeja për këtë gjobë është se një person ka dëmtuar një lis në një lagje të Prishtinës.

“Falënderoj banorët e zonës për denoncimin e rastit me kohë, dhe ekipin tonë kujdestar për reagimin e shpejtë.”
“Druri shpëtoi, e keqbërësi u dënua”, shkroi Tahiri në Facebook.