Qytetari në Kosovë gjen 100 euro para bankomatit, kërkon pensionerin që i kanë rënë


Një qytetar mitrovicas ka gjetur sot 100 euro para bankomatit të një banke në Mitrovicë.

Halil Qubreli ka thënë se ato duhet të jenë të ndonjë pensioneri që i kanë tërhequr sot.
Qubreli ka kërkuar që të gjendet disi pensioneri që i kanë rënë, duke ditur se edhe ashtu pensionet janë të ulta.

“Sot me date 24 04 21 ora 14:57 rrugen Mbretëresha Teutë Mitrovice, ne bankomatin e NLB bank I kom gjet kto 100 euro kto pare sigurisht i ka harru naj pensioner e lus allahun Qe ti bjen n sy ky postim ati Qe I ka harru e ta kalojm edhe kit sprov “, ka shkruar ai.