Qytetari denoncon te “5pyetjet.al”: Kobra së bashku me 2 policë zhdukën 1 person

Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit shqiptar Visart Cengu.

Por siç është raportuar në media “Kobra”, nuk ishte një emër u panjohur për drejtësinë. Gjithashtu së fundmi një qytetar i Kosovës ka denoncuar te “5pytejet.al” se Kobra së bashku me dy efektivë policie kanë gisht në zhdukjen e Edon Bytyqit një 32 vjeç nga Suareka.

Sipas qytetarit i cili preferon të mbetet anonim i riu është zhdukur nga Kobra ne bashkëpunim me dy policë të Kosovës.

Gjithashtu ai shpjegon për “5pytejet.al” se i riu është rrëmbyer për shkak se nuk i ka dhënë aq para sa dy policët e i kanë kërkuar, për një vepër penale që ai kishte kryer.