Qytetari denoncon: Prita një orë e gjysë në zyrat e policisë për të denocuar vjedhësin, zyrat e zbrazura! (VIDEO)

Sot personi me iniciale A.V nga Tetova, ka denoncuar në polici, se në shtëpinë e tij kanë hyrë vjedhësit. Pasi ka thirrur në telefon nga vendi i ngjarjes, të njëjtët i kanë thënë se duhet që rastin ta denoncoj  tek stacioni i policisë në Tetovë.

A.V ka vajtur deri në stacionin policor, mirëpo në zyrat e pranimit nuk ka qenë i pranishëm asnjë punonjës policie. Siç raporton A.V ka pritur rreth një orë e gjysmë për të denoncuar vjedhjen, qytetari i revoltuar e ka faktuar me video këtë parregullësi në institucionin nga ku duhet të ushtrohet rendi.

Madje nga mos funksionimi i policisë, i njëjti ka arritur që vetë ta identifikojë vjedhësin.

Qytetari A.V na ka shkruar:

-Të hynë vjedhësit, policia në telefon të thot të shkosh në stacion për ta paraqit rastin, në stacion presish 1 orë e 30 minuta, zyra e hapur por askush brenda saj. Duke e prit une policine e Tetovës të intervenojë, vjedhësi mund të kishte arritur edhe në Gjermani.Si gazetar edhe ne kete rast viktime, mbi te gjitha si qytetar që dëshiron dhe apelon për funksionimin e institucioneve në mënyrë të regullt, sidomos ato të sigurisë. E kam regjistruar me telefonin tim pritjen  tek stacioni i policisë, konfrontimin me policin i cili me ngurim e ngriti kokën të më përgjigjet , sepse sic duket ja prisha rehatinë. Ai më tha “Se di une pse te kane than te vish këtu”. Dhe deri në momentin kur kaluan plot 1 orë e diçka e kur vendosa të largohem nga stacioni i policies, i zhgënjyer për ta kërkuar personalisht vjedhësin.