Qytetarëve u kërkohet të mos blejnë rezerva ushqimore!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje edhe njëherë apeloi, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet.

Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë.

Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet.

“Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit. Për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë, theksojnë nga Qeveria.

Informojnë edhe se qeveria është në komunikim të rregullt me të gjithë aktorët relevant social, si dhe me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast nevoje për përdorimin e instrumenteve që do të ndihmojnë në financimin e shpenzimeve në ekonominë e vendit.

“Qytetarët të jenë të sigurt dhe në paralajmërimet e Bankës Qendrore e cila ditët e kaluara informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me fundamentet e ekonomisë maqedonase. Sipas këtij konfirmimi të stabilitetit të kursit të këmbimit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit në dispozicion arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, citojnë nga Qeveria.